“A ishte Kurti luftëtar i UÇK-së?” – Rron Gjinovci: Ajo çka ka bë Kurti në Prishtinë, më e vështirë sesa ajo që bënë të tjerët

Publikuar më:

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka komentuar rreth temës së fundit “se a ishte Kurti luftëtar i UÇK’së”, kjo për shkak se Rrustem Mustafa – Remi, tha se e Kurtin e kishte bashkëluftëtar.


Gjinovci në T7 tha se ajo çfarë kanë bërë Demaçi e Kurti në qendër të Prishtinës ishte më e vështirë sesa ajo çka kanë bërë plot të tjerë larg kërcënimit fizik.

“Ajo çka ka thënë Remi është shumë e logjikshme. Për mua dhe për plot njerëz në Kosovë është shumë ma e vështirë me bo çka kanë bë Adem Demaçi e Albin Kurti në qendër të Prishtinës, sesa çka kanë bë plot njerëz të tjerë që kanë qenë megjithatë larg prej kërcënimit fizik. Këta kanë qëndruar në Prishtinë, në zyrën e UÇK’së në mënyrë publike, kanë mbajtur konferenca shtypi aty në emër të UÇK’së”, është shprehur Gjinovci.

Tutje ai tha se ushtar është çdokush që kontribuon, e jo veç ai që e ka pushkën dhe helmetën.

“Këta kanë qenë gjithë kohës të rrethuar me policët serbë, guximi i tyre është i jashtëzakonshëm. Nëse ju po mendoni se ushtar është vetëm ai që e mban pushkën dhe helmetën dhe gjuan ndonjëherë me pushkë, nuk është ushtar. Ushtar është çdokush që kontribuon”, shtoi Gjinovci.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.