A do t’i lejohet Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait? – flasin nga Specialja

Publikuar më:

Në orët e vona të së dieles ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi.

Ky lajm pikëlloi jo vetëm familjen, por të gjithë Kosovën.

Me të marrë lajmin e hidhur, qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë e ‘vërshuan’ rrjetin me reagime dhe ngushëllime drejtuar familjes Thaçi.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet ceremonia mortore për 87-vjeçarin.

E po ashtu akoma s’dihet nëse Haga do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrim.

Për këtë janë deklaruar nga Dhomat e Specializuara për Klankosova.tv

Zëdhënësi i DhSK-së Michael Doyle, për Klankosova.tv ka thënë se personave të paraburgosur iu lejohet të bëjnë kërkesë për arsye humanitare, por pa dhënë përgjigje konkrete se a do t’i jepet leje ish-presidentit të jetë i pranishëm në varrim apo jo.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigje.

“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, theksoi Doyle në përgjigjen për Klankosova.tv

Disa ditë para se t’i mbyllte sytë, Haxhi Thaçi, u vizitua në spital nga djali i tij Hashim Thaçi.

Ish-presidentit, Haga ia mundësoi një vizitë më 13 mars

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.