KosovaMed organizon trajnim psiko-social për stafin, me fokus mirëqenien dhe reziliencën në vendin e punës

Publikuar më:

KosovaMed organizon trajnim psiko-social për stafin, me fokus mirëqenien dhe reziliencën në vendin e punës

Në kuadër të angazhimit të saj për zhvillimin profesional dhe mirëqenien e punonjësve, KosovaMed organizoi një trajnim psiko- social për stafin e saj, të udhëhequr nga psikologia klinike Greta Imeri.

Përmes diskutimeve interaktive, reflektimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit trajtuan rëndësinë e shëndetit psikologjik në punë, sigurinë psikologjike brenda ekipit, menaxhimin e stresit profesional dhe mënyrat për të ndërtuar reziliencë individuale dhe kolektive.

Ky moment është i një rëndësie të veçantë pasi në shëndetësi kujdesi për pacientë fillon me kujdesin ndaj profesionistëve shëndetësor.

JU REKOMANDOJMË