77-shi i PDK-së Shahin Dervishaj viziton kompaninë “Loni Dekor”, pritet ngrohtë nga shumë punëtorë dhe pronari Faton Hyseni

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, me numër 77 në listën zgjedhore, ka vizituar kompaninë “Loni Dekor”.

Gjatë vizitës, Dervishaj u shpreh i ngazëllyer me zhvillimin dhe progresin e kompanisë, duke theksuar numrin e madh të punëtorëve që janë angazhuar në këtë biznes.

Ai vlerësoi standardet e larta të “Loni Dekor”, duke deklaruar se kompania nuk dallon nga bizneset e mëdha në Gjermani, vend ku edhe ai vetë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme.

“Ky është një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor. Kompani si ‘Loni Dekor’ dëshmojnë se edhe në Kosovë mund të krijohen biznese të qëndrueshme dhe konkurruese,” u shpreh Dervishaj.

Pronari i kompanisë, Faton Hyseni, dhe punëtorët e tij e pritën ngrohtësisht Dervishajn, duke e vlerësuar përvojën dhe suksesin e tij në Gjermani. Ata shprehën dëshirën që ai të sjellë praktikat dhe përvojën e tij ndërkombëtare në Kosovë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.