7.5 milionë € për FSK-në nga Gjermania, lavdërohet ‘kërkim-shpëtimi’

Publikuar më:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me ministrin gjerman të mbrojtjes, Boris Pistorius

Intonimin e himnit gjerman nga garda ceremoniale e Forcës së Sigurië së Kosovës e përjeton më fortë. Hiç më keq se ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius nuk e lë homologu i tij kosovar.

Ejup Maqedonci me bashkëpunëtorë takohet me delegacionin nga Berlini. Nga zyra në Ministrinë e Mbrojtjtes, ata vazhduan për në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit në Pomozetin.

Atje musafirëve iu shfaqen kapacitetet e Forcës nisur nga ato për gjurmim. U demonstrua edhe puna e ekipeve të deminimit përfshirë robotët intelegjentë. Pastaj edhe avancimi në gjetjen e narkotikëve.

Gjermanët u njoftuan edhe me pjesëtarët e ballafaqimit më lëndët e rrezikshme, dhe pajisjet për këto raste që ia dhuruan FSK-së.

Kur ka termete e zjarre në banesa, u  bë ditur se intervenimi është profesional. Pa qare nuk mbetet as nxjerrja e trupit të pajetë nga uji. Pos ushtrimeve të shumta, përfaqësuesit nga Berlini panë edhe hapësirat fushore.

E krejt manovrave ia vuri pikën lëshimi me litar nga lartësia. Kur i pa krejt këto, Pisorius u shpreh se profesionalizmi i kësaj qendre nuk është më befasi. Andaj rikonfirmoi mbështetjen edhe me para.

E nikoqir shtoi se me Gardën Kombëtare shquhet i gjithë shteti.

Para largimit u shkrep edhe një fotografi familjare, teksa u bë e ditur se në kuadër të bashkëpunimit bilateral, një kontingjent i FSK me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues/kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels të Gjermanisë.

JU REKOMANDOJMË