6 vjeçari kosovar që fle me top e zgjohet për të mahnitur të gjithë: Ai po cilësohet si talent i jashtëzakonshëm

Publikuar më:

Futbolli është ëndrra e miliona fëmijëve, por të paktë janë ata që nisin ta shijojnë sapo t’i marrin këmbët.

Yll Bekteshi që jeton në Prishtinë e që ka prejardhje nga Skënderaj, veçse po shijon ëndrrën me top në këmbë. Ai po konsiderohet si një prej talentëve më premtues, shkruan Reporteri.net.

Siç shihet nga pamjet, Ylli është fantastik me topin, duke dribluar e duke bërë gjuajtje të menduara si me kokën e një të rrituri.

Shumë tifozë e njohës të futbollit, për Yllin 6 vjeçar, kanë thënë se ka paraqitje dhe mendje të zhvilluar për topin, aq sa së shpejti presin të bëhet fytyra e Kombëtares së Kosovës.

Përveç pamjeve që tregojnë aftësitë e 6 vjeçarit, ka edhe fotografi që tregojnë se ai është i dashuruar marrëzisht pas kësaj loje.

Dhjetëra fanella, këpucë futbolli e top, gjenden përherë në dhomën e tij të gjumit. Ai shihet përherë me një fanelë në trup e top në dorë.

Ylli është fans i Real Madridit e idhull ka Cristiano Ronaldon, por mban fanela edhe të klubeve të tjera si Liverpool, Schalke e sigurisht edhe fanelën e Kosovës.

Video të tjera të Yllit:

JU REKOMANDOJMË