6 të lënduar në aksidentin e frikshëm në Kçiq, 2 nga ta në gjendje më të rëndë

Publikuar më:

Nga gjashtë të aksidentuarit që u lënduan në një aksident të ndodhur në Kçiq të Mitrovicës më 5 nëntor 2024, dy prej tyre janë në një gjendje shëndetësore më të rënduar.

Këtë e konfirmoi drejtori mjekësor i spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Gëzim Berisha, i cili theksoi se dy personat me lëndime më të rënda kanë goditje kryesisht në zonën e barkut. “Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Dy nga të lënduarit janë në një situatë më të rëndë dhe aktualisht po kryejnë ekzaminime të nevojshme. Ata kanë lëndime në bark dhe ka dyshime për ndonjë gjakderdhje brenda, por jemi duke pritur rezultatet për të marrë diagnozën përfundimtare,” tha Berisha, përcjell Jepi zë.

Në një njoftim të saj, Drejtoria Rajonale Mitrovicë e Jugut bëri të ditur se aksidenti ndodhi pas orës 8:00 të mëngjesit dhe përfshinte tri automjete me targa vendore. “Njësitë policore kanë reaguar në rast dhe aktualisht po hetojnë rrethanat e aksidentit,” u shprehën nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë- Jug.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.