4 vjeçari nga Mitrovica gëlltiti “2 euro”

Publikuar më:

Një fëmijë 4-vjeçar nga Mitrovica ka gëlltitur një monedhë 2 euroshe.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, pas komplikimit.

Tutje është bërë e ditur se janë ndërmarrë masat e nevojshme me ç’rast i është larguar monedha nga lukthi 4-vjeçarit.

“Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se tanimë fëmiu tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Kurse mjekët kanë apeluar tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.