4 Exit Polle: 2 e nxjerrin fitues VV-në e 2 LDK-në Prishtinë

Publikuar më:

Dy sondazhe e vendosin Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës fitues të zgjedhjeve në Prishtinë, ndërkaq dy sondazhe tjera e nxjerrë fitues Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultatit të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, të publikuar nëT7, në Prishtinë prin LDK-ja me 50,98%.

Ndërsa sipas Exit Poll-it të UBO-s, Arben Vitia prin me 50,9% ndaj Përparim Ramës me 49,1% në kryeqytet.

Edhe sipas sondazhit të Klan Kosovës, në Prishtinë ka fituar Përparim Rama me një përqindje të ngushtë duke marrë 50,95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49,05%.

Ndërsa sondazhi i Kohës e nxjerr fitues Arben Vitinë me 52,4%, ndërsa Përparim Rama ka 47,6% të votave.

JU REKOMANDOJMË