Sot pritet të kemi mot me vranësira të shpeshta, por nganjëherë edhe intervale kohore me diell.
Paradite mund të ketë riga dhe rrebeshe të lokalizuara shiu, ndërsa pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten në disa vise të Dukagjinit, lokalisht edhe në disa vise tjera, por reshje do të jenë kalimtare.
Të mërkurën na pret mot me intervale kohore me diell dhe me zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites.
Të enjtën do të kemi një front të ftohtë nga veriu dhe për këtë arsye pritet të ketë ulje të temperaturave dhe vranësira e rrebeshe kalimtare shiu, vende-vende intensive dhe me bubullima.
Përmirësim të motit parashihet të kemi të premtën.