33 vjecarja nga Diaspora për mjekun e “Dent Fix”: U ngacmova seksualisht dhe më bënë dëme mijëra euro

Publikuar më:

Dentisti Fehim Haliti nga “Dent Fix” është denoncuar për ngacmim seksual ndaj një kliente që kishte shkuar në ordinancën e tij për t’i mjekuar dhëmbët.

Teuta Gashi, 33 vjeçare ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga dentisti në fjalë pasi ka shkuar të ai për disa vizita rresht për t’i bërë disa ndërhyrje në dhëmbët e saj.

Ajo thotë se pas disa vizitave dentisti Fehmi Haliti e ka ngacmuar atë me fjal duke i thënë “Mi more mend”, “ Ku po jeton” madje ajo thotë se edhe e ka thirrë për të dal në takim.

“Shkova bëra një konsultë të dentisti. Në takimi e parë më priti shumë mirë dhe u tregu i sjellshëm. Kur shkova pastaj, fillum me i ndreq dhëmbët. Dentisti ja nisi duke ma kërkuar snapchatin, kjo ishte hera e parë kur filloi të më ngacmonte. Ngacmimi i dytë, me thonte “mi hope mend” ose me vende ne cilin hotel je duke jetu. Mas 4 dite u përfundun dhëmbët, dhe u habita me tha “Teuta mi ke humb mend kam harru me përdor cemend”, thotë ajo.

Gashi thotë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

“Kam bërë një denoncim në polici dhe avokati m’ka thënë që është hedhur dosja dhe nuk është pranuar ai denoncim”.

Me tutje ajo rrëfen se si doktori i ka kërkuar të takoj në Zvicër dhe se si i ka ofruar 15 mijë euro që të mos e lajmëroj rastin në polici dhe mos ta bëjë publik në media, shkruan Reporti.net.

“Doktori ka ardh në Zvicër, dhe m’ka thirr ne telefon për me dal. Ai m’ka thënë si nuk me dole ne takim. Ai mi ka ofruar 15 mijë euro që mos të flas ne media dhe polici këtë çështje. Më ka bo shumë dëme. Do ta ndjeki deri në fund”, tha ajo në një medium shqiptar.

JU REKOMANDOJMË