32-vjeçari keqtrajton babain dhe motrën në Mitrovicë, përfundon në Polici

Publikuar më:

Një 32-vjeçar në Mitrovicën e Veriut ka përfunduar në ndalim policor, pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht familjarët e tij.

Rastin në Polici e kanë denoncuar babai dhe motra e të dyshuarit, të cilët kanë deklaruar se janë në hall me 32-vjeçarin dhe sipas tyre ai vazhdimisht i keqtrajton ata dhe i kërcënon.

Motra e tij si pasojë e dhunës së përjetuar nga vëllai i saj, ka marrë lëndime trupore për çka u desh të kërkojë ndihmë mjekësorë në spital, mëson Sinjali.

Prokuroria ka nisur hetimet për ‘Dhunë në familje’ ndaj 32-vjeçarit dhe atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

JU REKOMANDOJMË