Policia e Këlnit ishte në kërkim të dy të rinjve që dyshoheshin se janë përfshirë në sulmin brutal ndaj një 85-vjeçari.
Viktima kishte ndërruar jetë nga plagët e rënda. Krimi ndodhi më 7 shtator 2023 në Këln.
Autorët e kishin rrahur të moshuarin e pambrojtur në shtëpinë e tij, i kishin zënë gojën dhe i kishin mbështjellë kokën me shirit ngjitës. Ai vdiq si pasojë e abuzimit brutal.
Menjëherë pas krimit janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët. Të dy ishin nga Osnabrück
Të dy të dyshuarit ishin: Granit Vallqi dhe Hassan Issa. Në shtator 2023, vetëm pak ditë pas krimit, ata u kapën nga një kamerë vëzhgimi në aeroportin e Dyseldorfit.
Hetuesit supozonin se të dy fillimisht janë arratisur jashtë vendit. Por ndërkohë – sipas policisë – ata mund të ishin kthyer në Gjermani me identitete të rreme.
Përshkrime personale: Granit Vallqi: Kosovar, 26 vjeç, flokë të errët, sy kafe; tre vjet më parë flokë dhe mjekër të shkurtër.
Hassan Issa: Shtetas libanez, 28 vjeç, 1.83 m i gjatë, trup i fortë, flokë të errët. Në të kaluarën thuhet se ka mbajtur kryesisht mjekër.
Shteti gjerman kishte ofruar gjithsej 30 mijë euro shperbilim për ata që do kishin informacione për kapjen e tyee.
Mitrovicasi u kap mbrëmë në qendër të Mitrovicës pas një aksioni nga njesiti Fast Kosova./ Jepi zë