30 ditë parabugrim ndaj të dyshuarit për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Publikuar më:

 

Gjykata Themelore në Ferizajt ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 36-vjeçarit V.A., i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

“Prokuroria sot ka parashtru kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore në Ferizaj në afat prej 30 ditësh dhe nga Gjykata është caktuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit”, ka thënë Baftiu.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kërkoi caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit V.A. lidhur me rastin e vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E,C., me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe ka plagosur në krah vëllain e të ndjerës – i mitur, me çka kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit ZORAKI M 2906-T, me një karikator të zbrazur, e cila më 12 prill 2024, i’u është konfiskuar nga policia, me çka kreu veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.