Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, del se ka mjaft pasuri.
Në deklarimin e pasurisë e bërë publike së fundmi, ai ka deklaruar banesa, garazha, shtëpi, vetura e tokë, shkruan “Jepi zë”.
Dy banesa janë të financuara nga Hamza, ndërkaq njëra nga gruaja.
Tokën Hamza thotë se e ka të trashëguar.
Para të gatshme në banka, kryetari Hamza ka deklaruar rreth 3100 euro. Ndërkaq, Hamza vozit një veturë Audi në vlerë 25 mijë euro.