27-vjeçarja me probleme mendore sulmohet seksualisht nga një familjar në Mitrovicën e Veriut

Publikuar më:

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Një rast i tillë është raportuar sot në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Sinjali mëson se këtë herë viktimë është një vajzë e moshës rreth 27-vjeçare e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Sipas informacioneve të para, ngjarjen e ka raportuar nëna e vajzës, e cila ka dhënë detaje të tmerrshme – duke e zbuluar se personi i dyshuar është familjar i tyre.

Rasti është edhe më tronditës pasi viktima 27-vjeçare ka probleme mendore dhe kjo gjendje është shfrytëzuar nga i dyshuari.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është identifikuar personi i dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Sulmi seksual’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.