27 vite burgim dhe 1 mijë e 300 euro gjobë ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e pronarit në marketin në Mitrovicë

Publikuar më:

Gjykata Themelore ne Mitrovice i ka shpallur fajtor dhe denuar me 27 vite burgim dhe 1 mije e 300 euro te akuzuarit Muhamed Hasani dhe Gramos Rexha, te cilet ne dhjetor te 2021-es ne Mitrovice kishin realizuar dy grabitje, ne nje barnatore dhe ne nje market, ku ne kete te fundit kishte mbetur i vrare pronari i marketit A.M.

Ne kete rast Muhamed Hasani dhe Gramos Rexha po akuzohen se me 28 dhjetor 2021 pasi qe planifikojne plaçkitjen ne market “Selaci” ne Mitrovice, hyjne te maskuar ne market dhe pas rezistences se pronarit te lokalit i pandehuri Hasani kishte shkrepur armen ne drejtim te te njejtit, derisa predha e kishte goditur viktimen ne fyt, raporton “Gazeta Albnews”.

 

Viktima A.M kishte nderruar jete si pasoje e lendimeve te marra me arme zjarri.

 

Te njejtet akuzohen po ashtu se nje dite me heret kishin kryer grabitje ne barnatoren “Meg Pharm” ne Mitrovice, nga arka e se ciles kishin plaçkitur 130 euro dhe ishin larguar ne drejtim te panjohur.

I akuzuari Hasani po ngarkohet nga prokuroria edhe per vepren penale “Mbajtja ne pronesi, kontroll, ose posedim te paautorizuar te armeve”.

Sipas aktgjykimit te siguruar nga “Gazeta Albnews”, ndaj te akuzuarit Muhamed Hasani per shkak te vepres penale ne piken e pare te dispozitivit te aktakuzes, gjykata ka shqiptuar denim me burgim prej (12) vite e 6 muaj dhe gjobe ne shume prej 400 euro.

Per vepren penale te referuar ne piken e dyte te dispozitivit te aktakuzes gjykata te njejtit i ka shqiptuar denim me burgim prej 3 viteve dhe gjobe ne shume prej 300 euro.

Kurse, per vepren penale te referuar ne piken e trete te dispozitivit te aktakuzes gjykata te akuzuarit te pare i ka shqiptuar denim me burgim prej 1 viti.

Gjykata, te akuzuarit Muhamed Hasani i ka shqiptuar denimin unik me burgim prej 15 viteve dhe me gjobe ne shume prej 700 euro, ku perfshihet koha e mbajtjes ne paraburgim nga data 28 dhjetor 2021 deri me 6 qershor 2022.

 

Tutje, ndaj te akuzuarit te dyte Gramos Rexha, per shkak te vepres penale ne piken e pare te dispozitivit te aktakuzes, gjykata ka shqiptuar denim me burgim prej 10 viteve dhe gjobe ne shume prej 300 euro.

JU REKOMANDOJMË