23 vjeçari që u aksidentua rëndë me motor ka nevojë për 50 mijë euro për operim

Publikuar më:

Fidan Arifi, 23 vjeçar nga fshati Pogragjë e Gjilanit pas një aksidenti rë rëndë me motor, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shërimin e tij familjes i nevojiten 50 mijë euro, por në pamundësi për ta siguruar këtë shumë për operimin e tij, ata po kërkojnë ndihmën e qytetarëve, përcjell gazeta online
Reporteri.net.

“Gjatë ditës së djeshme familjari, shoku ynë Fidani 23 vjeçar nga fshati Pogragjë e Gjilanit ka pësuar një aksident me motorr. Pas kontrollës së fundit është konstatuar se Fidani ka mbetur me lëndime të rënda trupore duke përfshirë shtyllën kurrizore, pamund2si për lëvizjen e këmbëve, duarve, si dhe të qafës. Andaj urgjentisht është i domosdoshëme operimi për të parandaluar komplikime edhe më serioze që mund të rrezikojn deri ne palëvizshmërin e Fidanit. Ky operim kap shifrën e 50.000€, dhe famijla Arifi kanë nevoj për të mbuluar shpenzimet e operimit pasi që për ta kjo shumë është e papërballueshme.”, thuhet në apelin për ndihëm për 23 vjeçarin.

Të gjithë njerëzit vullnetmirë që duan të ndihmojnë për shërimin e 23 vjeçarit mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni +383 49 653 805, ose të ndihmojnë përmes kësaj xhirollogarie brenda Kosovës: BPB – XK051302003010265202.

JU REKOMANDOJMË