21 personat e arrestuar sot për korrupsion, dyshohet që u morën bujqve mbi 1 milionë euro

Publikuar më:

Nga Prokuroria kanë dhënë detaje për operacionin e sotëm lidhur me dallaveret me subvencione, ku u arrestuan hiç më pak se 21 persona.

Në një konferencë për media, u tha se aksioni po vazhdon ende dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Aksioni është vazhdim i aksionit të mëhershëm të datës 24 dhe 25 shkurt. Aksioni është duke vazhduar dhe po vazhdon”, kanë thënë nga Prokuroria.

Siç tha kjo e fundit, vlera e dëmit e evidentuar në këtë rast të shënjestruar është mbi 1 milion euro. Ai po ashtu tregoi edhe zingjirin e bashkëpunimit në këto keqpërdorime.

“Tani për tani, vlera e dëmit tejkalon mbi 1 milion euro, mirëpo që shuma e saktë nuk dihet. Kemi kuptuar që ka ekzsituar bashkëpunimi mes zyrtarëve komunalë dhe zyrtarëve të ministrisë së Bujqësisë”, thanë tutje nga Prokuroria.

JU REKOMANDOJMË