2-vjeçarja po përballet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë urgjente për ndihmë

Publikuar më:

Omea Mehmeti, një vajzë 2-vjeçare nga Prishtina, po përballet me një sëmundje të rëndë në veshkë, për të cilën trajtimi i mëtejshëm nuk është i mundur në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Të mërkurën, Shërbimi Spitalor i Kosovës ka rekomanduar trajtim urgjent jashtë vendit për Omean.

“Rekomandohet trajtim urgjent jashtë vendit”, thuhet në raportin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, të nënshkruar nga drejtori i kësaj klinike, Sejdi Statovci.

Babai i Omeas, Valdrin Mehmeti, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se mjekët kanë këshilluar transferimin urgjent të vajzës së tij në Francë, për një ekzaminim të specializuar.

“Omea Mehmeti, një vajzë e mrekullueshme 2-vjeçare nga Prishtina, po përballet me një betejë të rëndë për shëndetin e saj. Për dy vite, ajo ka kaluar disa operacione për trajtimin e veshkëve, por fatkeqësisht pa sukses!”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, jeta e vajzës është bërë e varur nga medikamentet kundër dhimbjeve.

“Herën e fundit, mjekët në QKUK kanë këshilluar që Omea duhet të transferohet urgjentisht në Francë për një ekzaminim të specializuar. Jeta e saj është bërë e varur nga medikamentet kundër dhimbjeve”, thuhet në njoftim.

Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e trajtimit, familja ka bërë thirrje për ndihmë financiare nga qytetarët.

Të dhënat për ndihmë financiare:

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Swift Code: RBKOXKPR
Numri i llogarisë: 1501120002095029
Emri: Valdrin Mehmeti (Babai)
Tel: +383 45 622 221

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.