17 dhe 19 vjeçari që vdiqën sonte në aksident, janë familjarë të afërt

Publikuar më:

Sonte rreth orës 22:00 në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë në rrugën transitore për Mitrovicë ka ndodhur një vetaksident, kanë vdekur dy të rinj.

Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Policia thotë se sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor.

“Jepi zë” mëson se mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeç. Po ashtu, Gazeta mëson se ata ishin kushëri të afërm mes vete.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË