16 foshnja pa prindër transportohen me aeroplanin presidencial në Ankara

Publikuar më:

Tërmeti në Turqi la pas vetës shumë fatkeqësi. Rreth 15 mijë persona deri më tani raportohet se kanë humbur jetën.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit tashmë janë duke punuar për t’i nxjerrë të gjallë ata që kanë mbetur nën rrënoja.


Si rrjedhojë rreth 16 foshnja të mbijetuara nga tërmeti janë transportuar me aeroplanin presidencial nga zona e prekur nga tërmeti në Kahramanmaras për në Ankara.

Anadolu Agency ka raportuar se foshnjat 0-1 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe 14 prej tyre janë të identifikuara, ndërsa dy prej tyre ende jo pasi janë nxjerrë nga rrënojat

Pamje të tilla trishtuese po vazhdojnë të vijnë nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Fatkeqësisht deri më tani janë regjistruar mbi mijëra viktima.

JU REKOMANDOJMË