16 të arrestuar: Sveçla thotë se njëri nga ata është “i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut”

Publikuar më:

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur sot se gjatë dy operacioneve të koordinuara në qytetet e Prizrenit dhe Gjakovës janë arrestuar 16 shtetas serbë.

Ai tutje deklaroi se njëri ndër ta është edhe një i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, përcjell Periskopi.

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe.”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.