13 vjeçarja kosovare bëhet nënë, bashkëjetonte me një 16 vjeçar

Publikuar më:

Është vetë fëmijë por një 13 vjeçare u bë edhe nënë. Ajo lindi një vajzë 2.9 kg babai i së cilës është i mitur. Mjekët thonë se gjendja e nënës dhe e të posalindurës është e mirë.

Rr.H. muajin e kaluar mbushi 13 vjet.

Edhe babai i foshnjës është i mitur. Ai që të mërkurën u pa para spitalit me nënën e tij dhe atë të vajzës që lindi beben ka vetëm 16 vjet dhe bashkëjeton me partneren e tij në Ferizaj.

Ai thotë se e bija erdhi në jetë nga dashuria.

Të njëjtën gjë e thanë edhe familjarët e vajzës të cilët po ashtu e pranojnë se ishin në dijeni si për lidhjen ashtu edhe për shtatzëninë e bijës së tyre.

Familjet e dy fëmijëve që u bënë prindër jetojnë në kushte të rënda. Nëna e re thuhet se e ka lënë shkollën më herët.

Policia konfirmoi se mori në pyetje baballarët e të miturve  dhe se ata me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./klankosova

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.