11-vjeçarja nga Mitrovica çon peshë familjen dhe Policinë, shkoi në Gjilan te tezja pa i treguar askujt

Publikuar më:

Janë të shpeshta rastet kur familjarët raportojnë në Polici se vajzat e tyre të mitura janë larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur pa dijeninë e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se mbrëmjen e së shtunës, një vajzë 11-vjeçare kishte dalë nga shtëpia e saj dhe më nuk ishte kthyer.

I shqetësuar për fatin e saj, gjyshi dy ditë më vonë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka dhënë detajet për pamjet e saj.

Njësitë policore kanë nisur kërkimet për të lokalizuar vendndodhjen e të miturës.

Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme nëna bashkë me vajzën janë paraqitur në stacion policor, ku kanë bërë me dije se e mitura ka qëndruar te tezja e saj në Gjilan dhe më pas është kthyer te familjarët.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.