100 nga 250 nxënës nuk dinë shkrim e lexim, sqarohet drejtori i shkollës

Publikuar më:

Drejtori i Arsimit, Remzi Bejselmani deklaroi se merr përgjegjësi që nxënësit e shkollës “Skënder Luarasi” dinë shkrim e lexim.

Është testi që iu nënshtruan qindra nxënës të klasës së 10 në shkollën “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Pyetjet e parashtruara në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe atë të Matematikës janë bazike.

Mirëpo rezultati s’ishte fare i kënaqshëm, madje po konsiderohet i dobët nga Këshilli i Shkollës.

Nga 30 pikë, shumica e nxënësve kishin arritur rezultate minimale.

Prandaj një situatë e tillë ka shqetësuar drejtorin e shkollës, Hamdi Bytyqi i cili deklaroi se nga këta 250 nxënës në shkollën që ai drejton 100 prej tyre nuk dinë shkrim e lexim.

Mirëpo një ditë pas udhëheqësi i kësaj shkolle ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar, duke theksuar se kanë probleme te vazhdueshme me nxënësit që vinë nga shkollat fillore.

Bytyqi ka treguar se si kanë ardhur deri tek ky vetëvlerësim.

Mirëpo drejtori i Arsimit në këtë komunë, Remzi Bejselmani nuk po e sheh kaq problematike situatën.

Ai tutje ka treguar se nxënësit e kanë nënvlerësuar një test të tillë.

Shkolla “Skënder Luarasi” ka formuar edhe ekipe punuese për t’i mbështetur nxënësit që kanë nevojë për orë shtesë.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.