10 ditë që kur u ndalën punimet në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, nuk dihet kur do të rinisin

Publikuar më:

Tashmë kanë kaluar 10 ditë që kur janë ndalur punimet në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Aty kanë mbetur vetëm disa makineri dhe zhavor, të cilat janë vendosur si barrikadë nga kompania në pjesët ku është punuar.

“Jepi zë” ka raportuar se ndalimi i punimeve ka ardhur si shkak i mospajtimeve rreth pagesave.

Ndalimin e punëve në magjistrale, e kishte konfirmuar për “Jepi zë”, edhe pronari i kompanisë “Joos Krasniqi”, Agron Krasniqi.

Ai tha se arsyeja e ndalimit të punimeve, është pikërisht mospagesa e faturave.

“Po, punimet janë ndalur pasi nuk janë paguar faturat që nga marsi i vitit 2021. E kemi njoftuar Ministrinë se punimet do të ndalen për arsye financiare”, ka thënë Krasniqi për “Jepi zë”.

Ndërkohë ende nuk është dhënë ndonjë sqarim se kur do të rinis puna.

Kujtojmë se qysh vitin e fundit ishte rritur dinamika e punës dhe ishte premtuar se kjo rrugë do përfundohej në vitin 2022.

Ndryshe, rruga Mitrovicë-Prishtinë ka hyrë në historinë e zezë, pasi janë bërë mbi 10 vjet që kur ka nisur të ndërtohet.

JU REKOMANDOJMË