​11 arsimtarë e 9 nxënës të infektuar me COVID në shkollat e Mitrovicës

Zëri qytetar

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Toka gati ta “përpijë” asfaltin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, bllokohet një korsi

Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh. Arsye për këtë, është...

Banorët e Kçiqit tregojnë pasojat që po sjell gurëthyesi, “masakrohet” rruga e krojet mbesin...

Banorët e Kçiqit nuk po ndalen së raportuari, siç thonë ata, dëmet që po sjell gurëthyesi i vendosur në...

Gjendja e përgjithshme pandemike nëpër shkollat e komunës së Mitrovicës aktualisht është stabile.


Që nga fillimi i vitit të ri shkollor në Mitrovicë me Covid-19 janë infektuar 11 mësimdhënës dhe 9 nxënës, ndërsa aktualisht në këtë komunë nga gjithsej 32 shkolla, 30 janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A.

Ismet Ferizi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, skenari A që nënkupton mësimin fizik në shkolla, skenari B mësimin e kombinuar, dhe skenari C mësimin online nga platforma të ndryshme.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse komunale kanë arritur t’i dalin përballë jashtëzakonisht mirë kësaj situate, pavarësisht rrethanave të krijuara.

“Shumica e shkollave që gjithsej janë 32, nuk e kanë ndërprerë punën asnjëherë me skenarin A…Deri tash i kemi të regjistruar vetëm 9 nxënës të infektuar me Covid-19, kurse numri i mësimdhënësve të infektuar ka qenë 11, mbase ky numër lëvizë nga dita në ditë, por aktualisht është ky numër, që konsideroj se nuk është edhe aq shqetësues.

Aktualisht gjendja është stabile dhe nuk kemi ç’rregullime të mëdha të procesit mësimor. Mund të them se i kemi dalë përballë shumë mirë kësaj situate krahasuar me rrethanat që kanë qenë. Fati ka dashur, por edhe organizimi ynë e ka bërë të veten që kjo punë të menaxhohet në formë të mirë”, ka thënë Ferizi për KosovaPress .

Edhe Vejsel Abdurrahmani, koordinator i cilësisë në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, në Mitrovicë, theksoi se gjendja aktuale sa i përket pandemisë është stabile.

“Nga gjithsej 29 arsimtarë, 7 arsimtarë në gjysmëvjetorin e parë kanë qenë të infektuar me Covid-19, mirëpo për fat të mirë nxënësit nga shkolla e mesme nuk janë infektuar dhe kemi qenë shumë me fat si shkollë që nuk ka ardhur deri te shpërndarja e virusit edhe tek nxënësit. Aktualisht shkolla ka kaluar në skenarin A, gjendja është stabile, nuk ka evidentim të ndonjë rasti brenda shkollës”, u shpreh Abdurrahmani.

- Advertisement -

Të fundit

COVID-i s’ka të ndalur në Mitrovicë, 33 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Lajme të tjera